Granit Xhaka reagon pasi Zvicra kaloi tutje, ka një mesazh për kundërshtarin e radhës! (Foto)

Granit Xhaka reagon pasi Zvicra kaloi tutje, ka një mesazh për kundërshtarin e radhës! (Foto)

Zvicra kaloi tutje për në fazën e eliminimit direkt duke përfunduar si e dyta në Grupin E

Kombëtarja e Zvicres sonte barazoi 2:2 me Kosta Rikën, por ishte e mjaftushme sa për të siguruar një vend në 1/16-tën e finales, shkruan Periskopi.

Granit Xhaka që ishte njëri nga më të mirët te Zvicra në fazën e grupeve ka reaguar me një postim në Facebook.

“Raundi tjetër, ne po vijmë! Dhe ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të punojmë për ta bërë këtë ëndërr të vazhdojë sa më gjatë për ne,” ka thënë Xhaka.

Zvicra në fazën e eliminimit direkt do të takohet me Suedinë. /Periskopi/

Shpërndaje në: