Reagon Raphinha pas eliminimit të Barcelonës: Do të rikthehemi më të fortë!
Sulmuesi brazilian, Raphinha ka reaguar në rrjetet sociale pas eliminimit të Barcelonës nga UEFA Champions League, duke shprehur zhgënjimin për mungesën në fushë dhe krenarinë për bashkëlojtarët.
Në një postim në Instagram, ai theksoi se një nga ndjenjat më të vështira në karrierën e tij profesionale është të shohë skuadrën nga jashtë pa mundur të kontribuojë në fushë.
“Një nga ndjenjat më të vështira në karrierën time është të shoh bashkëlojtarët në këtë moment dhe të mos jem në fushë me ta, duke luftuar së bashku. Të jesh jashtë, i pafuqishëm për të bërë atë që dua më shumë, më dhemb në një mënyrë që është e vështirë të shpjegohet”, shkroi ai.
Raphinha shtoi se e ka përjetuar çdo minutë sikur të ishte në fushë, me dëshirën e vazhdueshme për të ndihmuar ekipin dhe për të dhënë maksimumin. Ai gjithashtu shprehu krenarinë për përkushtimin e skuadrës deri në fund.
“Ndjej një krenari të jashtëzakonshme për secilin prej bashkëlojtarëve të mi për atë që dhanë deri në fund. Tani është koha të rikuperoj trupin, por shpirti im është tashmë i fokusuar në rikthim, më i fortë dhe më i përgatitur”, vijoi ai.
Në fund të mesazhit, lojtari dërgoi një sinjal optimizmi për të ardhmen e klubit katalanas.
“Kjo nuk përfundon këtu. Do të ngremë kokën dhe do të rikthehemi për të luftuar së bashku. Sepse ne jemi Barcelona”.
🚨📲 𝗡𝗘𝗪: Raphinha on Instagram:
“One of the hardest feelings in my professional career is seeing my teammates in this moment and not being able to be with them on the pitch, fighting alongside them.
Being on the outside, powerless to do what I love most, hurts me in a way… pic.twitter.com/RydDyI7Yep
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) April 15, 2026



