Reali gjen zëvendësuesin e Ronaldos
Edinson Cavani pritet të jetë zëvendësuesi i Cristiano Ronaldos te Real Madridi
Ylli portugez u largua nga ‘Los Blancos’ për të kaluar te Juventusi, klub me të cilin ka nënshkruar kontratë deri më 2022, transmeton Periskopi.
Reali është i interesuar që ta sjellë Cavanin si zëvendësues të 33-vjeçarit pasi beson në efikasitetin që uruguaini e ka para portës.
El Matador në 165 ndeshje më PSG-në ka shënuar 116 gola. /Periskopi/




