Shaqiri i përgjigjet në mënyrë briliante legjendave të Unitedit pas kritikave në Kupën e Botës

Shaqiri i përgjigjet në mënyrë briliante legjendave të Unitedit pas kritikave në Kupën e Botës

Askush nuk mund ta mohoj talentin që ka Xherdan Shaqiri

Ylli i kombëtares zvicerane pati paraqitje të mira në Kupën e Botës dhe kjo bëri që Liverpooli ta transferojë atë, transmeton Periskopi.

Gary Neville e kishte kritikuar Shaqirin gjatë Kupës së Botës.

“Të jem i sinqert, mua nuk më pëlqen Shaqiri shkaku i distancës që krijoi me bashkëlojtarët e tij te Stoke City,” ka thënë Neville.

Edhe vëllau i Garyt, Phil Neville e ka kritikuar yllin më të ri të Liverpoolit.

“Nuk jam një fans i Shaqirit. Ai ishte një turp te Stoke. Qëndrimi i tij ishte tronditës,”.

Shaqiri tani iu është përgjigjur në mënyrë briliante ish-lojtarëve të Man Unitedit.

“Ata ishin lojtarë të Man United dhe ndoshta nuk e pëlqejnë Liverpoolin,” ka thënë Shaqiri.

“Disa njerëz ju pëlqejnë e disa jo. Unë nuk dua të komentoj diçka për njerëzit që nuk i njoh.

“Unë besoj që arritjet e mia flasin vet. Unë isha golashënues në skuadrën time dhe s’kam çka të them tjetër.

“Unë mendoj se të gjithë e dinë që unë isha lojtari më i mirë aty. Unë nuk i dëgjoj të tjerët çka flasin,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: