Mustafi reagon pas pensionimit të Ozilit nga kombëtarja gjermane – ‘Jam i zhgënjyer’

Mustafi reagon pas pensionimit të Ozilit nga kombëtarja gjermane – ‘Jam i zhgënjyer’

Largimi i Mesut Ozil nga kombëtarja e Gjermanisë bëri shumë bujë të madhe në javët e fundit

Shkodran Mustafi e pranon se Gjermanisë do t’i mungojë një lojtar si Ozil, por ai e respekton plotësisht “vendimin personal” të bashkëlojtarit të tij te Arsenali, transmeton Periskopi.

Mbrojtësi shqiptar ishte pjesë e Gjermanisë së bashku me Ozilin kur u shpallën kampion bote në vitin 2014.

“Më surprizoi vendimi i tij. Mendoj se është vendim personal. Si një bashkëlojtar dhe shok unë i qendroj pranë atij dhe nëse ka nevojë për ndihmë, unë do të jem aty,” ka thënë Mustafi.

“Natyrisht unë jam pak i zhgënjyer sepse unë mendoj që ai është një lojtar i shkëlqyer që ka dhënë shumë për kombëtaren e Gjermanisë.

“Sipas këndvështrimit tim ai do t’i mungojë shumë kombëtares, por është vendim personal i tij dhe ne duhet ta respektojmë këtë,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: