Mbappe ndryshon numrin e fanellës te PSG, zgjedh atë të idollit të tij (Foto)
Kylian Mbappe nga edicioni i ri te PSG do ta bartë fanellën me numrin 7
Ylli i PSG-së u zgjodh lojtari më i mirë i ri në Kupën e Botës të cilën e fitoi Franca pasi në finale mposhti Kroacinë me rezultat 4-2, transmeton Periskopi.
Mbappe ka ndryshuar numrin e fanellës, vitin e kaluar kishte fanellën me numrin 29, ndërsa nga edicioni i ardhshëm do ta ketë numrin 7.

19-vjeçari njihet si një fans i madh i Ronaldos dhe kjo është njëra nga arsyet pse ai zgjodhi pikërisht numrin 7. /Periskopi/




