Interi siguron shërbimet e yllit të Bayernit
Arturo Vidal pritet të kalojë tek Interi
Gazeta e njohur italiane ‘Corriere dello Sport’ raporton se Bayerni do ta lejojë Arturo Vidalin që t’i bashkohet Interit, transmeton Periskopi.
Nerazzurët janë duke e kërkuar Vidalin si përforcim në mesfushë pasi klubi këtë edicion do të luajë edhe në Ligën e Kampionëve.
Bavarezët kanë vendosur që ta mbajnë Thiago Alcantaran në skuadër, derisa ia kanë hapur dyert për largim mesfushorit kilian.
Kujtojmë që 31-vjeçari edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e kampionatit italian, ku ka kaluar katër vite te Juventusi. /Periskopi/




