Reali s’ka nevojë për Neymarin, tashmë e ka një të tillë në skuadër (Video)

Reali s’ka nevojë për Neymarin, tashmë e ka një të tillë në skuadër (Video)

Vinicius është duke shkëlqyer në përgatitjet parasezonale me Real Madridin dhe për të ka vetëm fjalë të mira nga bashkëlojtarët e tij

Të jesh i suksesshëm në futboll, edhe më shumë kur je pjesë e Real Madridit si 18 vjeçar, një lojtar duhet të ketë shumë aftësi, mentalitet dhe pak fat,  të gjitha këto i ka Vinicius, transmeton Periskopi.

Shumë lojtarë të rinj kanë qenë pjesë e skuadrës së parë të Realit, por shumica kishin dështuar që të linin gjurmë, përveç Marcelos dhe Varane që u treguan të suksesshëm.

Kur kanë kaluar vetëm 10 ditë nga përgatitjet parasezonale ylli brazilian ka befasuar të gjithë me formën që ka treguar në stërvitje.

Image result for vinicius real madrid

“Ai është i ri, por shumë i fortë, nëse do të dëgjojë ai do të bëhet shumë i mirë,” i ka thënë një lojtar i Realit gazetës prestigjioze ‘Marca’.

“Ai është i mirë, por duhet të adaptohet me futbollin evropian,” ka thënë një tjetër futbollist.

Julen Lopetegui po e vendos Vinicius përkrahë Benzemas dhe Bale dhe me gjasë braziliani mund të jetë senazcioni i edicionit të ri në La Liga dhe pse edhe në Evropë. /Periskkopi/

Shpërndaje në: