Allegri konfirmon pozitën në të cilën do të luajë Ronaldo te Juventusi

Allegri konfirmon pozitën në të cilën do të luajë Ronaldo te Juventusi

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë qendër-sulmues, por do të luajë në krahë, ashtu siç ka bërë te Real Madridi

Ylli portugez iu bashkua Juventusit për shumën prej 100 milionë euro dhe Allegri beson që ai do të shkëlqejë te ‘Zonja e Vjetër’, transmeton Periskopi.

Të shumtë ishin ata që mendonin se Ronaldo do të luajë rolin e qendër-sulmuesit te Juve, por kështu nuk mendon edhe Allegri, i cili ka thënë që 33-vjeçari do të luajë në pozitën e njejtë si te Reali.

“Ronaldo do të luajë aty ku ka luajtur gjithmonë, në repartin sulmues. Ai do të shënojë gola ashtu siç ka gjithmonë,” ka thënë Allegri.

“Kemi bërë transferime të mrekullueshme. Ardhjet e Cristiano Ronaldos, Cancelo dhe Emre Can kanë përmirësuar skuadrën. Le të shohim se çfarë do të ndodh në të ardhmen,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: