Ibrahimovic: Në çdo sport jam njëshi, mund të luaj basketboll me LeBron James (Video)

Ibrahimovic: Në çdo sport jam njëshi, mund të luaj basketboll me LeBron James (Video)

Zlatan Ibrahimovic vazhdon me deklaratat në stilin e tij të veçantë

Ylli i LA Galaxy ka folur për mundësinë që të luajë basketboll me La Lakers, aty ku luan edhe LeBron James, shkruan Periskopi.

Ibra për ESPN ka thënë që është i mirë në çdo sport dhe se nëse LA Lakers kanë nevojë për ndihmë ai është i gatshëm.

“Unë kam luajtur sporte të ndryshme. Në të gjitha sportet jam fenomenal,” ka thënë Ibrahimovic.

“Nëse luaj basketboll, unë do të luaja pa ndonjë problem me LeBron. Nëse ata[LA Lakers] kanë nevojë për ndihmë, unë do t’i ndihmoj.

“Kur rriteni në rrugë ju luani gjithçka, futboll, basketboll, tenis, ping-pong, arte marciale,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: