Presidenti i Romës flet për transferimin e Malcom: Ia fali Barcelonës vetëm nëse na shesin Messin

Presidenti i Romës flet për transferimin e Malcom: Ia fali Barcelonës vetëm nëse na shesin Messin

James Pallotta, presidenti i Romës ka thënë që Barcelona i ka kërkuar falje pasi këta të fundit ia ‘vodhën’ nga duart yllin brazilian Malcom

Malcom ishte njëri nga transferimet më dramatike të këtij afati kalimtar, transmeton Periskopi.

Image result for malcom roma

Bordeaux fillimisht e zyrtarizoi si lojtar të Romës, por në fund ia shiti Barcelonës.

“Dje Barcelona na kërkoi ndjesë për çështjen Malcom, por unë nuk e pranoj,” ka thënë Pallota.

“ Vetëm në rast se na shesin Messin, ndryshoj qëndrim. Malkom dëshironte të vinte në Romë, kishim mbyllur gjithçka, edhe klauzolën prej 120 milionë eurosh për prishjen e kontratës”.

“Nuk ishte firmosur asgjë? Budallallëk, klubet e dinë si funksionojnë gjërat dhe Barcelona bëri diçka aspak etike dhe morale”.

“Agjenti i Malcom? Ndoshta është idiot,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: