Drita mposhtet nga Dudelange
Drita është mposhtur nga Dudelange në ndeshjen e parë rundit të dytë kualifikues për Evropa Ligë të enjten në Luksemburg.
Kampionia e Luksemburgut ishte nikoqire e homologes së vet nga Kosova, Dritës, në “Jos Nosbaum” të Dudelanget, duke e mundur me përmbysjen 2-1 në ndeshjen e parë.
Megjithatë, klubi nga Gjilani na nxjerrë rezultat sadopak pozitiv nga ky takim, pasi goli i shënuar si mysafir nënkupton se një fitore minimale prej 1-0 pas një jave në shtëpi e çon Dritën në rundin e tretë kualifikues të Evropa Ligës.



