“Neymar është idolli im, ëndërroj që të luaj me të”
Vinicius dëshiron që të luajë përkrahë Neymar dhe e ka pranuar që ylli i PSG-së është idolli i tij
Vinicius, 18-vjeçar nënshkroi me Real Madridin këtë vit dhe në përgatitjet parasezonale po i befason të gjithë me aftësitë e tij, shkruan Periskopi.
“Unë mendoj se stili im i lojës është i ngjashëm me atë të Neymarit,” ka thënë ylli i ri i ‘Los Blancos’.
“Neymar është idolli im, idolli i të gjithë brazilianëve. Ëndërroj që të luaj me Neymarin dhe me dëshirën e Zotit, unë do të luaj shumë shpejt me të te Brazili,”. /Periskopi/




