Everton, Newcastle dhe Besiktas shfaqin interesim për yllin kosovar
Donis Avidjaj nuk ka të ardhme te Schalke 04
Trajneri i klubit gjerman, Domenico Tedesco nuk e ka në planet e tij Donis Avdijajn me yllin kosovar që pritet të largohet përfundimisht këtë verë nga Schalke, transmeton Periskopi.
Avdijaj edicionin e kaluar ishte i huazuar te Roda në Holandë ku tregoi paraqitje të mëdha, por nuk dëshiron që karrierën ta vazhdojë aty.
Tri klube janë të interesuar për shërbimet e 21-vjeçarit.
Evertoni dhe Newcaslte nga Premier League dhe klubi i njohur turk Besiktas janë në garë për të nënshkruar me Avdijajn. /Periskopi/




