Real Madridit i vjen një mysafir special në stërvitje një ditë para udhëtimit për në SHBA (Foto)
Real Madrid po vazhdon me përgatitjet parasezonale të cilat po i zhvillon në Valdebebas, derisa sot mysafir special kishte presidentin Florentino Perez
Perez vizitoi skuadrën para fluturimit që do ta bëjnë të shtunën për në Miami ku do të zhvillojnë ndeshje në kuadër të Internation Champions Cup, transmeton Periskopi.

Ai përshëndeti trajnerin Julen Lopetegui dhe të gjithë lojtarët që ishin në stërvitje duke përfshirë Toni Kroos, Nacho, Lucas Vasques e Marco Asensio, të cilët sapo janë rikthyer nga pushimet.
Pritet që Perez të jetë prezent në tri ndeshjet e Los Blancos që do t’i luajë në SHBA, kundër Man United, Juventus dhe Romës. /Periskopi/.




