Berberi i “hakmerret” 10-vjeçarit, bëhet sikur ia pret veshin
Një berber nga Florida është bërë viral në rrjet pas një shakaje që i ka bërë klientit të tij 10 vjeçar duke u sjellë sikur i preu pa dashje veshin.
Jude Sannicandro, përdori një lëng të rremë për të imituar gjakun duke i thënë djalit se i kishte prerë pa dashje veshin.
Kjo shaka vjen si hakmarrje e një shakaje që 10-vjeçari kishte bërë më parë, duke i lënë një insekt në banakun e punës Sannicandos, edhe pse e dinte që ai i kishte fobi ato.



