Ky ari fiton lirinë pas 27 vitesh, “udhëton” 5,400 kilometra

Ky ari fiton lirinë pas 27 vitesh, “udhëton” 5,400 kilometra

Për 27 vjet, i vetmi vend që ariu Riku mund ta quante ‘shtëpi’ ishte një kafaz me një hapësirë me dy dhe tre metra.

Tani falë një misioni 18-mujor shpëtimi dhe një udhëtimi epik prej 5,400 kilometrash, ai dhe tre arinj të tjerë të rrezikuar të mbajtur si atraksione turistike në një muze në Hokkaido, Japoni, mund të fillojnë më në fund një jetë të re në Britani të Madhe.

Riku, së bashku me vëllezërit e tij 27-vjeçar Amu dhe Kai, dhe një ari femër me emrin Hanako, janë vendosur në Yorkshire Wildlife Park (YWP), raporton Grace Macaskill për “People Sunday”.

Grupi mbërriti në Heathrow të premten, përpara se të transportohej në një rezervë të ndërtuar në park në 400,000 funte.

Para shpëtimit të tyre, arinjtë ishin pjesë e një ekspozite në Muzeun Kulturor Ainu në Hokkaido, ishujt më veriorë të Japonisë. Njerëzit indigjenë atje, adhuronin dhe sakrifikonin arinjtë si pjesë të kulturës së tyre.

Shpërndaje në: