Trajnerët nga Shqipëria pushtojnë futbollin e Kosovës: Duro kalon te Drita

Trajnerët nga Shqipëria pushtojnë futbollin e Kosovës: Duro kalon te Drita

Klubi gjilanas, Drita ka nënshkruar tashmë me trajnerin e mirënjohur shqiptar, Shpëtim Duro.

Para disa javësh, Drita mbeti pa trajner pasi Bekim Isufi ofroi dorëheqje, e cila u pranua nga kryesia.

Megjithatë, kampioni aktual i Kosovës nuk qëndëroi duarkryq dhe shpejt ka gjetur zëvendësuesin e Isufit.

Bëhet fjalë për trajnerin e mirënjohur shqiptar, Shpëtim Duro, i cili ka nënshkruar tashmë kontratë për të drejtuar Dritën për pjesën e mbetur të sezonit.

Mirë se vini profesor!

Nga sot në krye të shtabit teknik në skuadrën tonë do të jetë trajneri i mirënjohur Shpëtim Duro.

Duro është trajner i dëshmuar dhe shpresojmë që së bashku do t’i arrijmë objektivat që kemi.

Na priftë e mbara!”, thuhet në njoftimin e Dritës në faqen zyrtare të klubit.

Ndryshe, Duro në të kaluarën ka drejtuar skuadra të mëdha shqiptare si Partizani, Skënderbeun, Vllazninë, Besën, Shkëndijën e Tetovës dhe së fundmi Flamurtarin.

 

Shpërndaje në: