Zbulohen fjalët e fundit të Ronaldos si lojtar i Real Madridit: I gatshëm për të vdekur

Zbulohen fjalët e fundit të Ronaldos si lojtar i Real Madridit: I gatshëm për të vdekur

Ndeshja e fundit senzacionale e portugezit me gjigantin spanjoll e pa atë duke i motivuar lojtarët e tjerë drejt një suksesi historik kundër Liverpoolit, shkruan Goal, përkthen Periskopi.

“Është koha të fitojmë, e jo të luajmë.” Mësohet t’iu ketë thënë Ronaldo të tjerëve në dhomat e zhveshjes.

Gjigantët spanjollë i kishin fituar edhe dy titujt e mëparshëm të Ligës së Kampionëve dhe megjithëse shumica e Evropës e donte një fitues tjetër në kompeticion, Real Madridi doli të ishte shumë i fortë për Liverpoolin e Kloppit.

“Le të vrapojmë e të luftojmë, e më pas kualiteti ynë do të dalë në pah,” kishte vazhduar ai fjalimin motivues,” siç zbulon dokumentari “Në zemër të Trembëdhjetës”.

“Ja vlen të vdesim sonte për të bërë historinë. Ne do të bëheshim të parët që do të fitojnë tre tituj rresht: luani, fitoni dhe bëni histori.” /Periskopi

Shpërndaje në: