​Liveprool mposht PSG-në

​Liveprool mposht PSG-në

Derbi i natës së sotme në Ligën e Kampionëve, Liveprool – PSG, ka përfunduar 3-2.

Takimi është zhvilluar në “Enfield” dhe është takimi i parë i edicionit të ri të Ligës së Kampionëve.

Liveprool gjatë 45 minutave të parë u tregua më superior se “francezët”, duke shkuar në pushim me rezultat 2-1.

Golat për “të kuqtë” i shënuan Daniel Sturridge, (31’) dhe James Milner shënoi nga pika e bardhë (36’), kurse për PSG-në shënoi Meunier (40’), ndërsa shifrat u barazuan nga Mbappe (83’), kurse golin e fitores për Liverpool e shënoi Firminio (90’).

Në këtë takim u inkuadrua edhe Xherdan Shaqiri në minutën e 85-të, i cili hyri në vend të Salahut.

Në ndeshjet tjera të ligës së kampionëve janë këto rezultate:

Monaco – Atletico Madrid 1-2,

Club Brugge – Borussia Dortmund 0-1,

Crvena Zvezda – Napoli 0-0,

Galatasaray – Lokomotiv Moscoë 3-0,

Schalke 04 – Porto 1-1./

Shpërndaje në: