Solskjaer pas ndeshjes: Kjo është ajo çfarë bëjmë, ky është Manchester United!

Solskjaer pas ndeshjes: Kjo është ajo çfarë bëjmë, ky është Manchester United!

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka mbetur tejet i lumtur me kualifikimin e skuadrës së tij në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

‘Djajtë e Kuq’ u mposhtën 0-2 në ndeshjen e parë, por fituan me rezultat 1-3 në ‘Parc des Princes’ falë një penalltie të shndërruar në gol nga Marcus Rashford në minutat e fundit të ndeshjes.

”Jam i lumtur me ekipin, kjo ndeshje ishte e madhe. Ata dhanë maksimumin”.

”Kjo është ajo çfarë bëjmë, ky është Manchester United!”, u shpreh i emocionuar pas ndeshjes Ole. /Periskopi/

Shpërndaje në: