Klopp thyen heshtjen dhe tregon arsyen kryesore se pse nuk po e aktivizon Shaqirin
Xherdan Shaqiri nuk është paraqitur mjfatueshëm në fushë në ndeshjet e fundit me Liverpoolin dhe shumë analistë dhe ish-lojtar të klubit të madh anglez kanë kërkuar llogari nga trajneri gjerman, Jurgen Klopp për mosaktivizimin e yllit shqiptar
Jurgen Klopp në konferencën që e ka mbajtur para ndeshjes me Burnleyn ka treguar se Shaqiri ka pasur probleme me shpinë dhe kjo është arsyeja kryesore pse futbollisti nga Zhegra nuk ka pasur minutazhë të kënaqshme në takimet e fundit, shkruan Periskopi.
“Shaqiri kishte një dëmtim të vogël dhe ishte jashtë për një kohë,”ka thënë Klopp.
“Kishte probleme me shpinë dhe kishte nevojë për pak kohë. Kjo është e gjitha. Ai tani është plotësisht i aftë dhe i gatshëm për të luajtur,”.
Ndryshe, Shaqa këtë edicion ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar 2 asistime në Premier Ligë me Liverpoolin. /Periskopi/



