Shokuese: Tottenhami ndërton stadiumin më të shtrenjtë në botë, por harron të lë vend për kornerë
Sipas gazetës britanike The Sun, përurimi i stadiumit të Tottenhamit është shtyrë sepse projektuesi nuk ka lënë vend të mjaftueshëm për ekzekutimin e kornerëve
Tottenhami po përpiqet që ta hapë stadiumin e ri para fundit të këtij sezoni, por tashmë ekziston frika për një tjetër shtyerje.
Është parashikuar që Spurs t’i luajnë pesë ndeshjet e fundit të sezonit si nikoqir në stadiumin e ri që ka kushtuar hiç më pak se 1 miliardë Funte, që do të thotë se një gjë të tillë do ta bënte nga prilli.
Sidoqoftë, ekziston rreziku i shtyerjes për një arsye qesharake.

Drejtuesit e Tottenhamit së fundi kanë parë se në stadiumin e ri nuk ka hapësirë të mjaftueshme për ekzekutimin e goditjeve nga këndi, me vetëm një këmbë hapësirë në secilin prej katër këndeve.
Stadiumet e tjera të Premier League e kanë më shumë se dyfishin e kësaj hapësire, sipas raportimit.
Tottenhami shpresonte të dilte në stadiumin e ri duke nisur nga shtatori i vitit të kaluar, por një shtyerje tjetër ndodhi dhe ata mbetën në Wembley.
Sidoqoftë, zëdhënësi i klubit ka deklaruar se një problem i tillë nuk ekziston.



