Xhaka shënon nga largësia, De Gea i trembur as nuk e prek topin (Video)
Në ndeshjen që po zhvillohet në këto momente mes Arsenalit dhe Manchester United ka realizuar gol superylli zviceran me prejardhje kosovare, Granit Xhaka.
Siç mund ta shihni nga videoja e mëposhtme, Xhaka goditi nga largësia dhe topi mori një shpejtësi të frikshme duke e lënë portierin spanjoll De Gea krejt të përgjumur, shkruan Periskopi.
Kjo ‘predhë e Xhakës bën që Arsenali të jetë në epërsi në derbin e rëndësishëm për një vend në Champions League.
Mbrojtësi gjerman me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi, nuk po luan sot.



