Arsenali ia bën bajat Manchester United-it, del në vend të katërt (Video)
Arsenali ka arritur një fitore të rëndësishme në luftë për vendin e katërt në derbi kundër Manchester Unitedit në ‘The Emirates Stadium’.
Për skuadrën e Solskjaer, kjo humbje rezulton tepër dëshpëruese sepse i lë ata në vendin e pestë me dy pikë më pak se skuadra e Unai Emeryt, shkruan Periskopi.
Arsenali ishte ekip më i mirë nga fillimi i ndeshjes, duke e mbajtur topin në momente vendimtare dhe duke krijuar më shumë raste. Golin e parë e shënoi përmes një goditjeje tepër të fortë ylli zviceran Granit Xhaka (12′).
I dyti u shënua nga ylli i Gabonit, Pierre Emerick Aubameyang (69′), i cili nuk gaboi nga penalltia.
Chelsea më herët ka barazuar ndaj Wolvesit në shtëpi, dhe aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë me një ndeshje më pak.
Ndërkaq, në garën për titull mbesin Manchester City dhe Liverpooli, edhe pse ekipi i Guardiolës është i pakrahasueshëm sa i përket cilësisë së lojtarëve dhe formës së tyre. /Periskopi/



