E befasishme: Zinedine Zidane merr timonin e Real Madridit nga pasdita e sotme

E befasishme: Zinedine Zidane merr timonin e Real Madridit nga pasdita e sotme

Zinedine Zidane do të jetë trajner i Real Madridit nga pasdita e sotme dhe do të prezantohet nga Bordi i Drejtorëve të klubit menjëherë, sipas Marcas, përcjell Periskopi.

Klubi ka vendosur që brenda pak orësh ta shkarkojë Santiago Solarin, në një mbledhje të Bordit të Drejtorëve që është thirrur nga ora 18:00, dhe si zëvendësim do të jetë tre herë fituesi i Ligës së Kampionëve, Zinedine Zidane.

Zidane ishte i preferuari i Florentino Perezit për ta nxjerrë Real Madridin nga kriza, para Jose Mourinhos që po ashtu është i pa punë.

Mediat spanjolle raportojnë se Solari e di se po i kalon orët e fundit si trajner i ekipit më të trofeshëm në botë dhe se këtë mëngjes iu ka dhënë lamtumirën të gjithëve në Valdebebas.

Zidane u largua nëntë muaj më parë, pa bërë të ditur arsyen e largimit për t’u zëvendësuar me Julen Lopeteguin e më pas edhe me Santiago Solarin. /Periskopi

Shpërndaje në: