Kosova vlen 40 milionë, ja sa vlejnë Danimarka dhe Bullgaria në Pazar
Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë dy ndeshje të rëndësishme në javën e ardhshme, të parën me karakter miqësor ndaj Danimarkës – kampione e Evropës më 1992, dhe të dytën ndaj Bullgarisë që ka nxjerrë lojtarë fantastikë përgjatë dekadave të fundit.
Kombëtarja jonë vlen më pak se njëra këmbë e yllit danez Christian Erikssen, pra 41 milionë. Lojtari më i mirë i Kosovës është Valon Berisha me 7,5 milionë, edhe pse është jashtë forme dhe nuk po luan te Lazio në Itali, shkruan Periskopi.
Më pas radhiten Milot Rashica, Arbër Zeneli me 7 dhe respektivisht 6 milionë.
Ndërkohë, lojtari më i lirë i Kosovës është portieri i Prishtinës Visar Bekaj që në pazarin e transferimeve vlen 200 mijë, sipas magazinës Transfermarkt.
Danimarka kushton 301 milionë Euro. Lojtair më i shtrenjtë është Christian Erikeseni që vlen 86 milionë. Pas tij janë Christensen me 35, Poulsen me 30 dhe Delaney me 27.
Danimarka i ka saktë 11 lojtarë më të shtrenjtë se lojtari ynë më i shtrenjtë, Valon Berisha. Përparësia në cilësi është e vërejtshme.
Por, gjërat ndryshojnë rrënjësisht me Bullgarinë. Kjo kombëtare vlen vetëm 31 milionë euro në total. Lojtair më i shtrenjtë është Ivelin Popov me 3 mmilionë, aq sa vlen edhe Kiril Despodov.
Pra, Kosova do të ketë shans të mirë që të fitojë në ndeshjen kundër bullgarëve duke pasur dukshëm ekip më të mirë. /Periskopi



