Gazeta angleze: Xhaka është bërë nga një lojtar që përqeshej në një hero

Gazeta angleze: Xhaka është bërë nga një lojtar që përqeshej në një hero

Në internet është përshkruar në mënyrë pëqeshëse si Jonjo Shelvey i glorifikuar. Apo si Cattermol-i [lojtar që luan në divizionin e tretë anglez] zviceran

Pas dy vitesh të këqija, mund t’iu siguroj se Granit Xhaka nuk është asnjë nga këto gjëra.

Xhaka erdhi në Arsenal me presion të shtuar duke e ditur se Arsene Wenger e kishte refuzuar N’Golo Kantenë për ta marrë reprezentuesin e Zvicrës, përkthen Periskopi nga DreamTeam.

Në dy sezonet e kaluara Xhaka frustroi të gjithë, sidomos me kartonët që merrte duke e bërë Joey Bartonin të dukej si një shenjt.

Por këtë sezon, ylli i Arsenalit ka qenë një prej heronjëve të pakënduar të Arsenalit.

Pavarësisht gjithë bujës nga Lukas Torreira dhe Matteo Guendouzi, Xhaka doli të ishte pika e fortë në mesfushën e Unai Emerit dhe e shfaqi këtë gjë edhe në ndeshjen derbi ndaj Manchester United-it.

Jo vetëm që shënoi golin e parë të ndeshjes por e vodhi topin 11 herë gjatë 11 minutave.

Xhaka u trajtua keq edhe për golin e shënuar, me shumicën e njerëzve që fajësuan De Gean për pozicionimin dhe për keqleximin e trajektores së topit, por goditja e tij ishte shumë e fortë dhe e shpejtë.

Xhakës veç kësaj i duhej të përballej me Paul Labile Pogban dhe Fredin, duke e lënë më të lirë mesfushorin Aaron Ramsey për të luajtur në fazën ofanzive. /Periskopi

Shpërndaje në: