Lajm i madh për Kosovën para ndeshjes me Bullgarinë

Lajm i madh për Kosovën para ndeshjes me Bullgarinë

Valon Berisha është rikthyer në stërvitje dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet e muajit mars që Kosova i zhvillon në stadiumin mitik ‘Fadil Vokrri’. 

Mesfushori kosovar nuk luan me Lazion që nga 14 shkurti, kur kishte probleme me muskujt në ndeshjen e Europa Ligës ndaj Sevillës.

Por 26-vjeçari është rikthyer të martën [sot] në stërvitje dhe pritet të rikuperohet shumë shpejt. Këtë e ka konfirmuar vetë klubi italian përmes një postimi në ‘InstaStory’, përcjell Periskopi.

Berisha ka pësuar shumë lëndime këtë sezon, çka ka bërë që të paraqitet vetëm 14 herë me Lazion këtë sezon, ku ka dhuruar një asist.

Ai u transferua në Serie A për shtatë milionë funte, kur u shit nga Red Bull Salzburg në verën e shkuar.

Valon Berisha ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën në Ligën e Kombeve, dhe rikthimi i tij do ishte vetëm mirëseardhje për selektorin Bernard Challandes. /Periskopi/

Shpërndaje në: