Kjo çka ka bërë Ozil ka marrë duartrokitje nga e gjithë bota (FOTO)

Kjo çka ka bërë Ozil ka marrë duartrokitje nga e gjithë bota (FOTO)

Mesfushori i Arsenalit Mesut Ozil ka fituar zemrat e shumë njerëzve këtë javë pasi ai ka dërguar një fanellë dhe këpucë të nënshkruara në familjen e një djali kenian i cili ishte fotografuar duke veshur një ‘fanellë shtëpiake’ me ‘Ozil 10’ në anën e pasme.

Djali, i cili quhet Lawrence, u bë viral kur gazetari Eric Njiru postoi një foto të tij në Twitter, ndërsa ai ishte duke kullotur lopët.

”E pashë këtë djalosh sot duke kullotur lopët në rrugët e Nairobit – një qytet që nuk ka bari për lopë “, ka postuar ai, përcjell Periskopi.

”Ai më tha se ai e do Mesut Ozil aq shumë (Ju mund ta shihni fanellën e tij). Ndoshta një ditë kjo mund të arrijë te Ozil dhe të fitojë një fanellë të vërtetë t[ Arsenal”.

Pas kësaj ka reaguar menjëherë ylli turko-gjerman, ndërsa në Twitter shkroi: ”Pamja e një djali kenian me një fanellë të bërë vetë në Twitter më preku aq shumë. Dhe shikoni Lawrence tani – është aq ngushëlluese për ta parë atë dhe vëllezërit e tij të lumtur”. /Periskopi/

Shpërndaje në: