Liverpool e çon në shtëpi Bayernin, e mposht midis ‘Allianz Arenas’ (VIDEO)
Liverpool ka arritur fitore me rezultat 1-3 ndaj Bayern dhe ka kaluar në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Watch him defend… and we watch him score! ??
⚽️ Virgil Van Dijk ?#UCL pic.twitter.com/3S7rXHAOf2
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 13, 2019
Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, por një dalje e gabuar e Manuel Neuer dhe goditja e mençur e Sadio Mane (26′) bën që mysafirët të kalonin në epërsi.
Kundërpërgjigja ishte e shpejtë. Deportimi i Gnabry nga e djathta dhe krosimi i tij në zonë bëri që Joel Matip (39′) të shënonte në portën e gabuar.
Në vazhdim ndeshja ishte e baraspeshuar, ndërsa Virgil Van Dijk (69′) me kokë shënoi sërish për epërsinë e ekipit të tij.
Golin e fundosjes së ‘Bavarezëve’ e shënoi sërish Sadio Mane gjashtë minuta para fundit.
Jurgen Klopp edhe këtë herë nuk i dha asnjë minutë mesfushorit Xherdan Shaqiri.
Liverpool kalon në çerekfinale, kurse Bayerni tashmë eliminohet nga ky kompeticion. ‘Të Kuqtë’ do ta mësojnë kundërshtarin e rradhës të premten. /Periskopi/



