Zyrtare: Shokohet Juventusi, Ronaldo nuk udhëton me ekipin
Juventus nesër luan ndaj Genoas me fillim nga ora 12:30, në kuadër të xhiros së 28-të të Serie A.
‘Bardhezinjët’ janë dukshëm të parët në tabelë, ndërsa kanë plotë 18 pikë diferencë me vendin e dytë, që mbahet nga Napoli.
Për këtë shkak, para pak çasteve trajneri Massimiliano Allegri ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo nuk do të udhëtojë me ekipin dhe është pushuar për ndeshjen e nesërme, shkruan Periskopi.
![]()
”Ronaldo ka nevojë për pushim dhe për këtë arsye ai nuk do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjet e nesërme”, konfirmoi shkurt Max Allegri.
Ylli portugez shkëlqeu në përballjen e fundit ndaj Atletico Madrid, ku realizoi tre gola dhe çoi skuadrën e tij në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e ardhshme e Juves në kompeticionin më të rëndësishëm në Evropë për klube do të jetë ajo ndaj Ajax. /Periskopi/



