Nuk guxojnë t’i quajnë fëmijët ‘Griezmann apo Mbappe’, ky është vendimi i gjykatës

Nuk guxojnë t’i quajnë fëmijët ‘Griezmann apo Mbappe’, ky është vendimi i gjykatës

Franca konsiderohet një nga kombëtaret më të forta në futboll, shtoi kësaj edhe vendlindjen e disa prej emrave më eminent të futbollit si Zinedine Zidane, Thierry Henry, Laurent Blanc e të tjerë.

Aktualisht ‘Gjelat’ kanë në përbërje një skuadër me plotë talent, të cilët triumfuan edhe në Botërorin e fundit të mbajtur në Rusi.

Franca arriti ta mposhte Kroacinë 4-2 në finalen e vitit 2018 dhe u kurorëzua me të artën për të dytën herë në histori, pas asaj të vitit 1998, transmeton Periskopi.

Dy yjet që shkëlqyen në atë turne ishin Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann. I pari këtë sezon ka shënuar 25 gola në 22 paraqitje në Ligue 1, ndërsa i dyti 12 gola dhe shtatë asistime në 27 paraqitje në La Liga.

Dy prindër në Francë tani kanë vendosur ta nderojnë dyshen në një mënyrë të veçantë duke i emëruar fëmijët e tyre sipas dy lojtarëve.

Mirëpo, raportohet se autoritetet franceze kanë mohuar kërkesën e prindërve që t’i quajnë fëmijët e tyre ‘Griezmann, Mbappe’.

Sipas ligjit francez, gjykatësit kanë të drejtë të vendosin kundër emrave që janë kundër interesit të fëmijëve.

Në vitin 2015, gjykata kishte vendosur kundër emrit ‘Nutella’, me të cilin një çift kishte vendosur ta quante fëmijën e tyre. /Periskopi/

Shpërndaje në: