Tifozët e Genoas kërkojnë t’iu kthehen paratë sepse nuk luajti Ronaldo
Tifozët e Genoas po kërkojnë që t’iu kthehen paratë nga biletat e tyre për ndeshjen ndaj Juventusit pasi Cristiano Ronaldo nuk luajti.
Liderët e Serie A u njoftuan me humbjen e parë këtë sezon, pasi në ‘Luigi Ferraris’ u mposhtën me rezultat 2-0.
Por trajneri Massimiliano Allegri kishte vendosur ta pushonte yllin e skuadrës Cristiano Ronaldo, përcjell Periskopi.

Dhe tifozët vendas janë shprehur të mllefsour për shkak se nuk e panë në veprim 34-vjeçarin.
Raportohet se shumica e tifozëve kanë kërkuar t’i kthehen paratë nga biletat pasi shumica prej tyre i kishin blerë për ta parë nga afër pesë herë fituesin e Topit të Artë. /Periskopi/



