Feronikeli s’njeh kundërshtarë, shkatërron Trepçën, Gjilani fiton në fund

Feronikeli s’njeh kundërshtarë, shkatërron Trepçën, Gjilani fiton në fund

Feronikeli ka arritur të shënojë fitore të thellë përballë Trepçës ’89 me rezultat 5-0.

Që nga fillimi i ndeshjes vendasit ishin më të mirë në fushë duke sulmuar vazhdimisht portën e mysafirëve, transmeton telegrafi.

Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 29-të, kur mbrojtësi mysafir Bujar Pllana realizoi autogol për 1-0.

Mysafirët u munduan ta barazonin rezultatin por një gjë të tillë nuk ia arritën dhe 45 minutat e para përfunduan me epërsinë e Niklit 1-0.

Vetëm dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë Nikli shënoi golin e dytë në këtë sfidë kur pas një aksioni fantastik realizoi Mendurim Hoti për 2-0.

Mesfushori brazilian Jean Da Silva u përkujdes në minutën e 53-të për ta trefishuar epërsinë pas asistimit nga Yll Hoxha.

Tetë minuta më vonë braziliani Da Silva realizoi edhe golin e dytë personal kur pas një depërtimi individual realizoi për 4-0.

Në minutën e 85-të, golashënuesi më i mirë në Ipko Superligë, Kastriot Rexha shënoi për ta ngritur epërsinë në 5-0.

Feronikeli me këtë fitore vazhdon të dominojë kampionatin dhe është në pozitën e parë në tabelë me 55 pikë të tubuara.

Në anën tjetër Trepça ’89 ndodhet në pozitën e tetë në tabelë me 28 pikë dhe rrezikon të mbetet në barazh.

Image may contain: one or more people, stadium and outdoor
Gjilani arriti fitore 2-0 krejt në fundin e ndeshjes ndaj ekipit të fundit në tabelë KEK-ut.

Shpend Asani (90+5′) dhe Wilber Perez (90+7′) i siguruan fitoren gjilanasve, që renditen në pozitën e pestë me 28 pikë. 

Shpërndaje në: