Liverpoolin e shpëton fati, ia del me vështirësi ndaj Fulham (VIDEO)
Liverpooli ka arritur fitore të vështirë ndaj Fulham 1-2, gati në fund e ndeshjes.
‘Të Kuqtë’ duket se janë në presion të madh në garën për titull të Premier Ligës, që nuk e kanë fituar prej 30 viteve.
Ekipi i Klopp e nisi ndeshjen mjaft mirë ku kombinimi mes Firmino dhe Sadio Mane (26′) solli golin e avantazhit.
Megjithatë, qendërmbrojtësi Van Dijk në tentim për ta kthyer topin te Alisson gaboi dhe këtë e shfrytëzoi Ryan Babel (74′) që barazoi gjithçka.
Liverpooli shpëtoi nga barazimi kur James Milner (81′) shënoi nga penalltia për t’i dhënë skuadrës së tij tre pikë mjaft të rëndësishme.
Liverpool tash ka 76 pikë dhe ngjitet në pozitën e parë, ndërsa City ka një ndeshje më pak. Fulham duket të jetë përshëndetur nga Premier Liga pasi tubon vetëm 17 pikë në vendin e parafundit.
Ndeshja tjetër e Liverpool do të jetë ndaj Tottenham në ‘Anfield’. /Periskopi/



