Katastrofë për Chelsean, mposhtet edhe nga Everton (VIDEO)

Katastrofë për Chelsean, mposhtet edhe nga Everton (VIDEO)

Chelsea e ka marrë edhe humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit si mysafir në Premier Ligë. 

‘Blutë’ janë mposhtur 2-0 nga Everton, një ndeshje që u dominua tërësisht nga ekipi i Sarrit.

Në 45 minutëshin e parë vlen të përmendet shtylla e Hazard, goditjet e Barkleyt e rasti i Higuain përballë portierit.

Me të nisur pjesa e dytë, vendasit kaluan në epërsi nëpërmjet Richarlison (49′), ndërsa një penallti e shkaktuar nga Marcos Alonso, bëri që Everton ta dyfishonte epërsinë pasi Kepa priti 11-metërshin nga Sigurdsson, por ky i fundit me topin e rikthyer shënoi për 2-0.

Chelsea mbetet në vendin e gjashtë me 57 pikë, dhe i ulen gjasat për top-katërsh, ndërsa Everton në vendin e 11 me 40 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Chelseat është si mysafir i Cardiff. /Periskopi/

Shpërndaje në: