Formacioni zyrtar i Kosovës për ndeshjen me Danimarkën
Kosova sot përballet me një kundërshtarë të vështirë, i pari pas suksesit të Ligës së Kombeve.
‘Dardanët’ përballë do të kenë Danimarkën, ish-kampionin e Evropës, teksa ndeshja pritet të fillojë nga ora 19:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Për Kosovën sot nuk pritet të luajë Hekuran Kryeziu e Benjamin Kololli. Dyshja janë parë duke stërvitur të diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës dje, ndërsa po përpiqen të jenë të gatshëm për Bullgarinë, në ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2020 që zhvillohet të hënën.
Selektori Bernard Challandes starton ndeshjen e sotme me formacionin më të mirë të mundshëm, teksa Kryeziu do të zëvëndësohet nga Besar Halimi, kurse Kololli nga Paqarada.
Ky është formacioni i plotë i Kosovës për ndeshjen e sotme:
(4-2-3-1): Aro Muric: Mërgim Vojvoda, Fidan Aliti, Amir Rrahmani, Leart Paqarada: Besar Halimi, Herolind Shala: Milot Rashica, Bersant Celina, Arbër Zeneli: Vedat Muriqi. /Periskopi/




