Kosovë – Danimarkë: Gjyqtari i katërt është nga Kosova (FOTO)
Edhe pak momente kanë mbetur deri te fillimi i miqësores mes Kosovës dhe Danimarkës.
Ndeshja do të gjykohet Ali Palabryisk, i cili do të ndihmohet nga Serkan Olguncan dhe Cevdet Komurcuoglu. Të tre referët janë nga Turqia.
Por e çuditshme mbetet emri i gjyqtarit të katërt. Besfor Kosumi është i zgjedhuri i UEFA-së për këtë ndeshje.
Kosumi gjykon në Superligën e Kosovës, por kjo nuk e ka penguar shtëpinë më të madhe të futbollit evropian ta zgjedh atë si gjyqtar të katërt për ndeshjen e sotme. /Periskopi/




