Challandes flet pas barazimit me Danimarkën: Jam tejet i lumtur me këtë skuadër
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka folur pas barazimit ndaj Danimarkës.
Ai është shprehur tejet i lumtur me formën e skuadrës së tij, e cila kishte mundësinë ta fitonte krejt ndeshjen.
”Ishte ndeshje impresionuese, me intensitet te madh. Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit, kishim mundësi të mira, mund të shënonim më shumë. Shënuam dy gola ndaj një ekipi si Danimarka, nivel më i lartë se sa ekipet e Ligës së Kombeve. Jam tejet i lumtur me këtë paraqitje”.
”Ne mund ta fitonim ndeshjen, sepse pësuam gol në fundin e ndeshjes. Sot për mua nuk ishte rezultati i rëndësishëm, ishte e rëndësishëm të shoh çfarë mund të bëjmë ndaj një skuadre të madhe. Ta testonim fazën defanzive. Treguam forcë, lojë të bukur dhe raste të shumta. Kjo ishte e rëndësishme për mua”.
”Mendoj që skuadra është gati për Bullgarinë. Ne duhet të rikuperohemi për ndeshjen e rradhës, kjo është e rëndësishme. Unë nuk them kurrë që duhet të fitojmë patjetër, duhet të luajmë lojën tonë. Bullgaria është skuadër që luan lojë fizike, nuk do të jetë e lehtë”, deklaroi Challandes. /PERISKOPI/



