Eriksen: Kjo Kosovë është shumë e frikshme, do t’i tregoj edhe Anglisë
Mesfushori i Danimarkës, Christian Eriksen e ka pranuar që Kosova është një ekip jashtëzakonisht i fortë.
Futbollisti i cili luan në Premier Ligë me Tottenham, ka thënë se do t’i tregoj bashkëlojtarëve të tij që Kosova është një Kombëtare shumë e frikshme dhe ata duhet të kenë kujdes.
”Do t’i themë Anglisë të ketë kujdesë ndaj Kosovës. Ata janë të fortë dhe po luajnë futboll të bukur”, tha shkurt mesfushori danez.
Kujtojmë se Kosova në grupin kualifikues për Euro 2020 gjendet bashkë me Anglinë, Bullgarinë, Malin e Zi dhe Çekinë. /PERISKOPI/



