Zhegrova luajti dobët, Challandes ka këto fjalë për ‘Messin kosovar’
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka folur edhe për përformancën e dobët të talentit Edon Zhegrova në ndeshjen ndaj Danimarkës.
Zhegrova përveç që nuk pati ndeshje të mirë, kishte një pjesë të fajit për golin e pësuar nga pika e bardhë.
Megjithatë, trajneri zvicerian i Kosovës e mbështet plotësisht atë.
”Nuk ishte ndeshja e tij më e mirë, ai humbi shumë topa, por në disa raste ishte i mirë, pasoi topin tek të tjerët”.
”Por megjithatë ai është një talent i madh për të ardhmen dhe ka potencial të madh, nuk duhet t’ia shikojmë vetëm atë gabim. E kuptojmë që nuk është në pozitë shumë të mirë edhe me klubin e tij, me të cilin nuk po luan”, u shpreh Challandes. /PERISKOPI/



