Herolind Shala paralajmëron kundërshtarët: Nuk ka stërvitje me Kosovën

Herolind Shala paralajmëron kundërshtarët: Nuk ka stërvitje me Kosovën

Kapiteni në ndeshjen e sotme ndaj Danimarkës, Herolind Shala ka paralajmëruar të gjithë kundërshtarët se me Kosovën nuk mund të kryhen stërvitjet. 

Ai bëri një postim në llogarinë e tij në Facebook pas përfundimit të ndeshjes, duke aluduar në komentet e trajnerit të Danimarkës që e konsideroi ndeshjen me Kosovën si stërvitje.

”Stërvitje? Mos t’niset asnjë Kombëtare për stërvitje me Kosovën. Faleminderit për mbështetjen, do të vazhdojmë të ju bëjmë krenar”, shkroi Shala.

Kosova luajti baras 2-2 në ndeshjen miqësore ndaj Danimarkës, e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. /Periskopi/

Shpërndaje në: