Mediat daneze lavdërojnë paraqitjen e Kosovës: Para 13 mijë tifozëve, ata dhanë spektakël
”Kosova ishte gati ta mposhte Danimarkën, por goli i Pierre Emile Højbjerg në minutat e fundit të ndeshjes bëri që ndeshja të përfundonte 2-2”. Kështu e nis një nga mediat daneze shkrimin pas ndeshjes me Kosovën.
Në letër, ndeshja miqësore e së enjtes kundër anëtarit më të ri të UEFA-së dhe FIFA-së, Kosovës, ngjante një detyrë e përballueshme për Danimarkën, kur shihej që diferenca mes dy ekipeve në ranglistën botërore ishte plotë 120 vende.
Ekipi i Kosovës me tre vite përvojë dhe me gjashtë ylla në flamur, i shkaktoi probleme të mëdha Danimarkës dhe para 13.000 spektatorëve entuziastë ishin në epërsi dy herë. Megjithatë, ndeshja përfundoi 2-2 kur Pierre Emile Højbjerg shënoi në minutat shtesë, shkruan TV Sport, përkthen në shqip Periskopi.
Ne nuk luajtëm mirë, por në fund ishte e rëndësishme që ne të mos humbasim. Ndoshta kjo është një gjë e mirë, për shkak se mund të përmirësohemi për ndeshjen me Zvicrën.
Por duhet ta pranojmë që Kosova ishte më e mirë dhe më e organizuar se ne. /Periskopi/



