Vjen edhe reagimi i Edon Zhegrovës, lojtari që u kritikua më së shumti nga tifozët e Kosovës
Edon Zhegrova nuk zhvilloi ndeshjen më të mirë të mundshme mbrëmë kundër Danimarkës në Fadil Vokrri
Kosova luajti baraz 2-2 me Danimarkën në një ndeshje e cila do të mund të fitohej shumë lehtë nëse Edon Zhegrova do të tregohej më i vëmendshëm, raporton Periskopi.
Ylli kosovar u tregua egoist në disa raste dhe në fund kjo gjë i kushtoi Kombëtares së Kosovës me barazim, i cili mund të llogaritet edhe si ‘fitore’ kur dihej se me çfarë kundërshtari u përballë.
Zhegrova u kritikua me të madhe në rrjetet sociale nga tifozët e Kosovës, derisa ai tani ka reaguar me anë të një postimi në Instagram, aty ku kalon shumicën e kohës.
““Faleminderit të gjithëve për përkrahjen e jashtëzakonshme. Ne do të vazhdojmë”, ka shkruar Zhegrova në Instagram. /Periskopi/



