Formacioni i mundshëm i Shqipërisë për ndeshjen me Turqinë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë për ndeshjen me Turqinë

Trajneri Christian Panucci ende nuk ka vendosur se me cilët lojtarë do të luajë në ndeshjen e sotme.

Shqipëria nis fazën kualifikuese për Euro 2020, me ndeshjen ndaj Turqisë sonte në Loro Boriçi të Shkodrës.

Kombëtarja kuqezi, ka disa mungesa, si ajo e Mërgim Mavrajt të suspenduar me kartonë, apo edhe të portierit Thomas Strakosha i cili është lënë jashtë listës së grumbulluarve, pasi ka humbur aeroplanin nga Roma për në Tiranë.

Në vendin e Mavrajt pritet të luajë Ardian Ismajli, kurse në vend të Strakoshës, do të jetë Etrit Berisha.

Në sulm pritet të luajë Armando Sadiku, i cili ka lënë prapa një lëndim të rëndë që e kishte lënë jashtë fushave për një kohë të gjatë, ndërsa prapa tij Eros Grezda e Myrto Uzuni.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: : Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Xhaka, Memushaj, Abrashi, Uzuni, Grezda, Sadiku.

Shpërndaje në: