Tifozat Kuq e Zi e ‘kallin’ Shkodrën, këngë për Shqipërinë Etnike (VIDEO)

Tifozat Kuq e Zi e ‘kallin’ Shkodrën, këngë për Shqipërinë Etnike (VIDEO)

Kanë mbetur vetëm edhe pak orë para nisjes së ndeshjes mes Shqipërisë dhe Turqisë, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020. 

Kombëtarja që drejtohet nga Panucci nuk është në momentet më të mirë, por pas vetes ka tifozët Kuq e Zi që nuk e braktisën asnjëherë, shkruan Periskopi.

Këta të fundit kanë publikuar video para hyrjes në stadium, derisa rrugët e Shkodrës janë pushtuar nga tifozët fanatik të Shqipërisë, përfshirë edhe një pjesë të madhe nga Kosova.

”Kosova është zemra e Shqipërisë” e ”Shqipëria do të bëhet”, janë disa nga thirrjet që bëjnë tifozët Kuq e Zi. /Periskopi/

Shpërndaje në: