Shaqiri ia bën një dhuratë vetes, blen një ‘bishë’ të vërtetë

Shaqiri ia bën një dhuratë vetes, blen një ‘bishë’ të vërtetë

Xherdan Shaqiri po vuan në stolin e Liverpool. Privatisht, megjithatë, ai bashkohet në një drejtim me futbollistët më të mirë, si Cristiano Ronaldo, Paul Pogba, Antoine Griezmann etj. Fjala është për “Rolls-Royce”, makinën e tij të re, që ka blerë.

Është “Rolls-Royce” më i fuqishëm i të gjitha kohërave, – shkruan prodhuesi i makinave në fjalë, në faqen e vet të internetit.

Xherdan Shaqiri ia ka bërë vetes një dhuratë të tillë, e cila, siç raporton “Blick”, ka çmimin e 370.000 frangave zvicerane.

Të paktën, “mbi katër rrota”, Shaqiri është tani në një nivel me yjet e mëdhenj të futbollit botëror.




Shpërndaje në: