Futbollisti i Kombëtares shqiptare rikthehet në fushë pas 233 ditësh
Odise Roshi është rikthyer në fushë pas një periudhe të gjatë jashtë saj shkaku i një lëndimi që kishte pësuar kohë më parë
Akmhat Grozny e mposhti Orenburgin me rezultat 3-1 në një ndeshje ku Bekim Balaj shënoi gol, derisa Odise Roshi u rikthye në fushën e gjelbër pas saktësisht 233 ditësh, shkruan Periskopi.
Roshi është një lojtar mjaft i rëndësishëm për skuadrën që bën gara në Rusi dhe deri para lëndimit ai ishte pjesë e formacionit startues.
Ndryshe, te Grozny luan edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha, i cili dje nuk u aktivizua fare nga trajneri, Rashid, Rakhimov. /Periskopi/



