Chris Smalling i ‘çmendur’: Silleni Messin, jam gati!
Për shumicën e njerëzve përballja me Leo Messin ose Cristiano Ronaldon do i linte pa gjumë një ditë, një javë apo një muaj. Por jo e njëjtja gjë vlen edhe për Chris Smalling.
Mbrojtësi i Manchester United nuk e ka aspak frikë përballjen me pesë herë fituesin e ‘Topit të Artë’, Leo Messin.
‘Djajtë e Kuq’ dhe Barcelona takohen nesër me fillim nga ora 21:00, për ta zhvilluar ndeshjen e parë çerekfinale në ‘Old Trafford’, transmeton Periskopi.
Chris Smalling on Messi: “It is a challenge I relish. Bring it on.” #UCL #MUFC #FCB pic.twitter.com/AjuWj1N3Ur
— Michael Potts (@MichaelPottsRT) April 9, 2019
Por qendërmbrojtësi anglez Smalling beson se mund t’ia dalë për ta markuar yllin argjentinas.
“Është një sfidë që unë e shijoj. Silleni atë[Messin]”, tha shkurt ai kur u pyet nga gazetarët për Leo Messin.
31-vjeçari i ka shënuar dy herë Unitedit në dy finalet e Ligës së Kampionëve, në vitin 2009 dhe në 2011, kur Barça e Guardiolës triumfonte dy herë ndaj ekipit të Sir Alex Ferguson. /Periskopi/



